Publikohet fotoja e autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babrru.

Viktima kishte bujtur prej disa ditësh në shtëpinë e mikut të tij në Babrru. Mbrëmjen e së enjtes siç edhe kishin bërë çdo darkë së bashku burrat u ulën në një lokal për të pirë por biseda mes tyre mori tjetër rrjedhë.

Një fjalë jo etike përdorur ndaj gruas së mikut që i kishte hapur dyert e shtëpisë bëri që Arlind Demushi të humbasë arsyen dhe ta qëllojë me thikë mikun e tij Hajdar Ismailgeci duke e lënë të vdekur në vend. Pasi e pa të pa jetë e braktisi në rrugë dhe tentoi të arratisej duke u fshehur në një banesë në Durrës ku edhe u arrestua nga policia.

Kanë qenë banorët e zonës ata që sinjalizuan policinë për personin e pajetë pranë shkollës Azem Hajdari në Babrru. Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe dëshmitë e banorëve që treguan për lëvizjet e 38 vjeçarit  të përgjakur nëpër lagje çuan në identifikimin e shpejtë të tij dhe më pas vënien në pranga.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta