“Kam pasur një marrëdhënie shume të mirë më të”, Trump i hapur për një takim me Kim Jong Un Arlind Qori është kandidati i dytë zyrtar për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, ka zyrtarizuar kandidaturën duke sfiduar kështu Ogerta Manastriliun nga Partia Socialiste.
Kandidatura e tij u miratua nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë. Lajmin e bëri të ditur vetë Arlind Qori në një postim në rrjetet sociale.
“Me votëbesimin e Këshillit Koordinues të Lëvizjes BASHKË dhe inkurajimin e shumë qytetarëve, do të jem kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nëse qytetarët më mbështesin masivisht, zotohem që të gjitha forcat e mia morale, intelektuale dhe fizike t’i ushtroj në dobi të tyre”.
Ndërkohë, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vijojnë negociatat për të zgjedhur një kandidat të përbashkët.
Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, por dhe në 5 bashki të tjera të vendit, do të mbahen në datën 9 nëntor.
Top Channel