U vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri, arrestohet edhe shoku i 36-vjeçarit të dëmtuar

03/10/2025 14:51
foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri, shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, tek vendi i quajtur “shkallët e varrezave të dëshmorëve”, ku 36-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri të llojit pistoletë.
Gjithashtu, u konstatua se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, shtetasi G. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas ngjarjes ka kryer veprime për fshehjen e armës së zjarrit dhe së bashku me të dëmtuarin, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i të dy shtetasve:
•Olsi Alisinana, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;
•Gerti Meto, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta