
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë, teksa viktima rezulton i pajisur me tre urdhër mbrojtjeje nga i biri.
Viktima kishte tre urdhër-mbrojtjeje nga i biri në tre vite të ndryshme:
-2020 urdhër mbrojtje për dhune psikologjike nga i biri.
-2022 urdhër mbrojtje për dhune fizike dhe psikologjike.
-2023 arrestohet djali për dhune.
Një 65-vjeçar është dhunuar dhe më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Trupi i pajetë i Gjergj Tushës u gjet nga policia në breg të lumit të Matit, me shenja dhune dhe një plagë në trup, që dyshohet nga arma e zjarrit.
65-vjeçari u raportua i humbur nga vajza e tij, gjatë pasdites, dhe pas disa orësh kërkime, policia e gjeti të dhunuar dhe vrarë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policia e Shkodrës, që po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorëve.
“Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve”-njofton policia.
Top Channel