
GJKKO ka pushuar çështjen ndaj Flamur Nokës, ku akuzohej nga një person për shpifje, denoncuar para zgjedhjeve të 11 majit.
Njoftimi i GJKKO:
I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht;
2. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional.
3. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata.”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi:
Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”, me objekt: “- Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht. 2. Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.
-Detyrimin e të paditurve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e administruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.”, për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të përligjura të palës së dëmtuar akuzuese.
Top Channel