
Është arrestuar shoferja që shkaktoi aksidentin e dje në aksin “Bilisht-Kapshticë”.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka humbur jetën një pasagjere, shtetasja me iniciale E.S., 42 vjeçe.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Bilisht- Kapshticë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Prenjas. Nga përplasja e automjetit që drejtonte kjo shtetase me një automjet tjetër, humbi jetën pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja E. S., 42 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel