Rama ndan detyrat për zgjedhjet/ Zbulohen porositë e kryesocialistit për ministrat dhe deputetët, Balluku do të drejtojë fushatën në Tiranë dhe Mat

03/10/2025 18:22

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.

Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit do të drejtojë edhe fushatën në Mat.

Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Burime nga takimi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në njësinë 5 një ndër më të mëdhatë në kryeqytet si  forcë e shtuar në krah të Erion Braçes vijnë Taulant Balla dhe Niko Peleshi.

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit.

Ministri Fatmir Xhafaj do të mobilizojë socialistët  në Njësinë 10.

Sekretari i përgjithshëm i Ps Blendi Klosi bashkë Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në Tiranë.

Edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.

Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.

DREJTUESIT E PS NË NJËSITË ADMINISTRATIVE TË TIRANËS:
Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Njësia 1
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Njësia 2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Njësia 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Njësia 4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Njësia 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Njësia 6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Njësia 7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Njësia 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Njësia 9
Fatmir Xhafa, Ermal Elezi – Njësia 10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Njësia 11
Xhemal, Ornaldo Rakipi për zonat rurale
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Njësia 13 (Farkë)

Top Channel