
Kryeministri i Edi Rama, i shoqëruar edhe nga dy ministrat e kabinetit të tij, Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari prezantoi sot masat e reja të marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaptuesit.
Sa i përket sektorit të ndërtimeve, Rama paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit.
“Rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjigjes në zbatimin e punimeve. Arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga ndërtimi dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformimi të vazhdueshme në procesin e ndërtimit duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit, bëhet e pamundur që presioni nga ndërtuesi të funksionojë”, tha Rama.
Top Channel