
Hamasi i është përgjigjur propozimeve të armëpushimit të SHBA-së, duke i pranuar ato pjesërisht, teksa ka kërkuar negociata të mëtejshme për disa pika kyçe.
Në një deklaratë zyrtare, lëvizja palestineze u shpreh se ishte dakord të lirojë të gjithë të burgosurit izraelitë, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në planin e Presidentit Trump.
Sidoqoftë, Hamasi kërkon diskutime të mëtejshme për çështjet që lidhen me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat e popullit palestinez, duke deklaruar se këto pika janë ende nën shqyrtim brenda një kuadri kombëtar.
Kjo deklaratë erdhi pakë orë më vonë ku Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka paralajmëruar se ka kohë deri ditëm e dielën për të pranuar planin për armëpushim në Gaza, ose përballje me pasoja të ashpra.
Plani 20-pikësh i shpallur nga Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përfshin një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi, përfshirë edhe trupat e pengjeve të vdekur, në këmbim të lirimit të qindra të ndaluarve nga Gaza.
Hamasi gjithashtu deklaroi se rinovon gatishmërinë për t’ia dorëzuar administrimin e Rripit të Gazës një organi teknokratësh palestinezë, bazuar në konsensusin kombëtar dhe mbështetjen arabe e islamike. Megjithatë, pjesa e propozimeve që lidhet me të ardhmen politike të Gazës mbetet ende në diskutim.
Top Channel