Ndërtimet/ “Shabani sharron me sharrë”, Rama me batuta: Duhet të merren leje që të mos tronditen dhe shqetësohen të tjerët

03/10/2025 12:17

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, ku në fokus ishin masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin e ndërtimtarisë së paligjshme.

Gjatë takimit nuk munguan as momentet e batutave, ku kreu i qeverisë u ndal te zhurmat që dëgjohen në apartamente për shkak të punimeve që mund të bëjë një tjetër.

“Ose kanë një zdrukthuar që zdrugon ose sharron, quhet Shaban ose jo. Po nuk është presopozuar ta zhvillojë aktivitetin aty, natyrisht që është e mundur të ketë aktivitete të caktuara, por padyshim këto aktivitete duhen bërë me leje dhe duhet të jenë pjesë e një kategorie të caktuar që nuk tronditin  dhe shqetësojnë gjithë të tjerët dhe ketë e kemi parë në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Rama.

 

Top Channel