Miratohen tarifat për përdoruesit e tunelit të Llogarasë/ Ja si do të bëhet ndarja, të përjashtuar nga kostoja…

03/10/2025 19:03

Tarifat e tunelit të Llogarasë kanë hyrë tashmë në fuqi për përdoruesit e tij.

Udhëzimi ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Ai detajon tarifat e ndara në 5 kategori automjetesh, teksa çmime që variojnë nga 100 lekë deri në 5,000 lekë (Me TVSH).

Skema e detajuar e pagesave për tunelin e Llogorasë:

100 Lekë – motoçikleta dhe mjete të ngjashme me dy rrota.

250 Lekë – makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta të shpërndarjes (dy boshte, lartësi deri në 1.30 metra).

500 Lekë – makinat e pasagjerëve me rimorkio ose karavan (më shumë se dy boshte, lartësi deri në 1.30 metra).

1,000 Lekë – furgonë, minibusë dhe automjete të mesme (dy ose më shumë boshte, lartësi mbi 1.30 metra).

5,000 Lekë – automjete të rënda me tre ose më shumë boshte, si autobusë dhe kamionë me shumë rimorkio (lartësi mbi 1.30 metra).

Tarifat me abonim për përdoruesit e rregullt do të përcaktohen 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi.

Nga kjo tarifë për tunelin e Llogarasë janë të përjashtuar disa kategori:

-Policia Rrugore, autoambulancat dhe zjarrfikëset.

-Mjetet ushtarake dhe të NATO-s.

-Personat që gëzojnë statusin e invalidit (kur automjeti përdoret për nevoja personale).

-Mjetet e punonjësve të ARRSH-së ose Entit Kombëtar të Operimit Rrugor gjatë detyrave.

Të përjashtuara kategorikisht për kalimin në tunel janë të gjitha ato mjete të cilat bëjnë transportimin e lëndëve të rrezikshme.

Top Channel