Foto Ilustruese

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të premteje në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë.

Trupi është konstatuar nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë.

Efektivët ndodhen në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat, nëse kemi të bëjmë me ngjarje kriminale, apo vdekje për shkaqe natyrale.

 

Top Channel