E rëndë në Tërbaç, gjenden mbetje kockore, dyshohet për kafkë njerëzore
03/10/2025 12:40
Janë gjetur në Tërbaç mbetje kockore, të cilat dyshohet se janë nga një kafkë njerëzore.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel