Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”
03/10/2025 10:34
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, është sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.
Top Channel