6 herë operim vetëm 3 muajshe, historia e trishtë në “Për shqiptarët”, familjarët bëjnë apel për ndihmë

03/10/2025 22:44

Historia e radhës në emisionin “Për Shqiptarët” është e një vajze të vogël, vetëm 3 muajshe, por që i është dashur të kryejë 6 ndërhyrje kirugjikale.

Kurdo që mundet, Alketa ndodhet në reanimacion, pranë inkubatorit të të bijës Mihanës. Aty përkëdhel vajzën dhe qan me dënesë.

“Ma dikton zemra sa herë goca qan brenda në spital, mua më dhemb zemra… them me vete, e ka goca një problem, e ka një dhimbje… e shoh time bije duke u përpëlitur në inkubator. Më këputen duart e këmbët. Lotët më shkojnë 7 palë… atë vend e kam larë me lot, duke qarë për Mihanën.”-thotë Alketa në emisionin “Për Shqiptarët”.

Mihana vogël ka nevojë për kurim jashtë shtetit.

Me zërin që i dridhet, Alketa thotë se në Shqipëri e bija nuk ka më asnjë shpresë… se shpirtin të bijës, po ia mbajnë me serume.

“Para se të lindte goca, gjithmonë e mendoja, të më sillte i madhi Zot një vajzë. Që prej shtatzanisë, kur mësuam se kishim vajzë, djali më pyeste, si do t’ja vëmë emrin. I thashë Mihana… ne nuk mund të rrimë më dot pa vajzën… na sheh në sy, më sheh mua, sheh të atin.

Ne mbetëm nëpër stola që 3 muaj, me batanije. Këtu flemë… për Muhanën nuk ka më jetë këtu. E mbajnë me serume, për t’i mbajtur shpirtin. Unë doja ta kisha në shtëpi, të qeshte aty, por ajo është akoma në inkubator, duke qarë… kërkon ndihmë. Unë nuk mundem ta shpëtoj dot vajzën. Zemra ime do, por nuk mundem…”-thotë nëna e Mihanës.

Top Channel