Video/ Dëbora kap në befasi edhe dallëndyshet në Shebenik, momenti kur zogjtë shtegtarë fluturojnë të çorientuar
02/10/2025 13:09
Dimri i parakohshëm që ka përfshirë sot Shqipërinë, ka kap në befasi edhe dallëndyshet!
Zogjtë shtegtar duket se ende nuk kishte arritur të largohen nga vendi ynë, kur dëbora e parë trokiti.
Në video e xhiruar në parkun e Shebenikut në Librazhd, duken dallëndyshet që fluturojnë të çorientuara në përpjekje për t’ju larguar reshjeve të dëborës.
Ndërkohë reshje të dendura u regjistruan në veri të vendit, ku fshatra të thella të Kukësit u mbuluan tërësisht nga dëbora.
Top Channel