Veliaj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, mbahet sot rekursi në Gjykatën e Lartë
02/10/2025 09:04
Sot në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet rekursi i Erion Veliajt, ish-kryebashkiak i Tiranës, për ndryshimin e masës së sigurisë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Veliaj ka kërkuar ndryshimin e kësaj mase, ndërsa seanca pritet të zhvillohet gjatë ditës.
Kujtojmë se Veliaj u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë, ndërsa Presidenti i hapi rrugë zgjedhjeve të reja vendose më 9 nëntor, edhe pse ai ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.
Top Channel