Tentoi të kalonte legalisht kufirin, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve
02/10/2025 13:11
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të enjte teksa po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin e Shqipërisë.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale R. B., është shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në territorin e bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.
Njoftimi:
Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, të finalizuar disa ditë më parë në Himarë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Top Channel