Sherri në Kamëz/ Dy 16-vjeçarë të plagosur me mjet prerës, mësohen detaje të reja nga gjendja shëndetësore e të miturve, plagët…

02/10/2025 13:14

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me mjet prerës e dy të miturve në Kamëz, pas sherrit për motive të dobëta.

Mësohet nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, se A. Lika, është plagosur në brinjë.

Nga ana tjetër B. Tota është plagosur në kraharor, teksa gjendja e tij shëndetësore mbetet më e rëndë.

Të dy ndodhen në sallën e operacionit.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një gjimnazi në Kamëz.

Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamëz, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, teksa është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel