
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të dëborës për këtë sezon.
Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku thotë se ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë të përgatitura për situatën.
Më tej Balluku thekson se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
“Bora e parë ka ardhur herët këtë vit.
ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, pavarësisht se mirëmbajtja dimërore nis më 15 #nëntor sipas rregullores. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth.
Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
Kjo borë e parë ardhtë e mbarë!“, shprehet Balluku.
Top Channel