
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të befasishëm mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit
Burime policore ende te pakonfirmuara bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë I vëllai.
‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.
Top Channel