Parashikimi i motit për këtë të enjte/ Reshje të dendura shiu, temperaturat vijojnë në rënie
02/10/2025 08:09
Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut.
Reshjet e shiut do të jenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipërisë,
Temperaturat nga ana tjetër vijojnë të kenë rënie, teka në mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 23m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Top Channel