Nicole Kidman fotografohet për herë të parë pas divorcit/ Zbulohen detaje të reja nga ndarja, Keith Urban në lidhje me…

02/10/2025 10:07

Nicole Kidman është fotografuar për herë të parë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj prej 19 vitesh, këngëtari country Keith Urban.

Aktorja australiane, 58 vjeç, është parë në një shëtitje në natyrë në Nashville, e shoqëruar nga motra e saj Antonia, e cila sipas burimeve është bërë mbështetja e saj në këtë periudhë të vështirë.

Duke mbajtur veshur rroba sportive dhe syze dielli, Kidman u përpoq të ruante një profil të ulët. Megjithatë, në një moment është dëgjuar duke qeshur me motrën e saj, me të cilën ndau një bisedë të gjatë, gjatë një shëtitjeje prej rreth 4 kilometrash pranë vilës 4 milionë dollarëshe ku jetonte me Urban dhe vajzat e tyre, Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 14 vjeç.

Divorci i papritur dhe thashethemet për një tjetër grua

Vetëm pak ditë më parë, Urban është larguar nga shtëpia e përbashkët dhe është zhvendosur në një banesë tjetër në të njëjtin qytet, mes zërave për probleme në martesë dhe mungesë intimiteti. Vetëm 24 orë më pas, Kidman ka dorëzuar kërkesën për divorc në qarkun Davidson të Tennessee.

Burime nga industria muzikore kanë deklaruar për “Daily Mail” se Urban mund të jetë tashmë në një lidhje me një grua më të re, thashetheme që kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Emri që përflitet më shumë është ai i Maggie Baugh, kitaristes 25-vjeçare që shoqëron Urban në turne.

Në një koncert të fundit, ai dyshohet se ka ndryshuar tekstin e një kënge që dikur ia kishte dedikuar Kidman, për të përmendur emrin e Baugh në vend të saj, gjest që shumë fansa e kanë quajtur “poshtërues”. Vetë Baugh ka postuar momentin në Instagram me përshkrimin “A e tha me të vërtetë këtë?”, vetëm një ditë përpara se lajmi i ndarjes të bëhej publik.

Të afërmit e Kidman thonë se ajo është ndjerë thellësisht e poshtëruar nga zërat për një tjetër grua. “Ajo gjithmonë kujdesej për pamjen e saj, jo vetëm për rolet në filma, por edhe për Keith,” thotë një mik i afërt. “Pyeste shpesh nëse ishte ende ‘tërheqëse’ për të, dhe ai gjithmonë i thoshte ‘po’. Por së fundmi dukej sikur ai ishte lodhur nga nevoja e saj për siguri.”

Megjithatë, edhe pse e tronditur, Kidman nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pas divorcit me Tom Cruise në vitin 2001, ajo ndërtoi një jetë të re me Urban dhe ishte përkushtuar tërësisht ndaj tij. Përkundër vështirësive të hershme, përfshirë dhe një qëndrim të Urban në rehabilitim vetëm disa muaj pas martesës, ajo qëndroi pranë tij.

Ndërkohë, burime pranë këngëtarit country thonë se ai po përpiqet të mbajë veten të qëndrueshëm dhe nuk ka ndërmend të kthehet te veset e vjetra. “Ai nuk po qan për martesën që dështoi. Fokusin e ka te vajzat. Do të përpiqet të jetë një prind i mirë,” thotë një mik i tij.

Megjithatë, Urban nuk ka mohuar apo konfirmuar thashethemet për një lidhje të re. Ai ka zgjedhur të heshtë, ndërsa interneti po zien me spekulime.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel