“Largimi nga Shqipëria, ndoshta një ide e gabuar”/ Igli Tare për “Top Story”: Periudhë e egër në Greqi, traumatike. Me çantë në krah kërkoja ekipet e futbollit

02/10/2025 10:04

Igli Tare ka rrëfyer në “Top Story” një periudhë të errët të largimit të tij nga Shqipëria, për të vijuar karrierën sportive.

Ai u shpreh se mund të kishte pasur një karrierë të mirë politike edhe në vendin tonë, teksa nisja e gjithçkaje nga fillimi ka qenë traumatike për të.

Tare deklaroi se gjatë qëndrimit në Gjermani shkonte tek ekipe të ndryshme të futbollit që të angazhohej në realizimin e ëndrrës së tij.

Grida Duma: Kur e merr vendimin për t’u larguar nga Shqipëria, çfarë ndodhi? Si erdhi ai kliku?

Igli Tare: Kanë qenë ato idetë e viteve ’90. Dëshira imë për të provuar karrierën time jashtë Shqipërisë ishte. Ndoshta me kalimin e viteve, ishte një ide e gabuar, se ndoshta zgjodha rrugën më të gjatë, sepse mund ta kisha pasur karrierën më të mirë në ekipet kombëtare.

Grida Duma: Si ike nga Shqipëria?

Igli Tare: Ika në Greqi vitin e parë, ishte një eksperiencë shumë me ulje dhe ngritje. Pata mundësi të njoh anët pozitive e negative, të atij vendi ku shkova. Periudha e egër dhe e keqe e vështrimit racist të shqiptarëve. Për këtë arsye zgjodha më pas të shkoja në Gjermani, për t’u futur në botën e futbollit. Ka qenë traumatike ambientimi im, isha pa asnjë njeri, gjithçka do ta filloja nga zeroja, ose edhe minusi.

Me çantën në krah shkoja dhe gjeja skuadrën ku mund të bëja provën dhe të më jepnin mundësinë të futesha. Vajta një pasdite, shkurt ose mars, i kërkova të bëja stërvitje me ta dhe më pas më thanë që do të qëndrosh me ne, më gjetën edhe në punë.

Top Channel