Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 42-vjeçarja në Durrës
02/10/2025 15:26
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën nga asfiksia, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
“Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Top Channel