Kundërshtuan shkarkimin në Kushtetuese, zbardhet shkresa e rekursit në Gjykatën e Lartë/ Avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat
02/10/2025 14:00
Avokatët e ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë paraqitur rekurs shtesë për zbutjen e masës për të.
Teksa kanë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, avokatët e Veliajt e kanë përdorur vendimin e ekzekutivit për të zbutur masën në Gjykatën e Lartë.
Në dokumente thuhet se mirëqenia e djalit të Veliajt është përkeqësuar si pasojë e arrestimit të këtij të fundit. Ndër të tjera shtohet se ndalimi i tejzgjatur i ish-kryebashkiakut do ta dëmtojë të birin.
Top Channel