Ivan Balliu “fik” Shkëndijën, Drita debuton me barazim në Ligën e Konferencës

02/10/2025 21:11

Rajo Vajekano ku luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, mundi 2-0 Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen e vlefëshme për Ligën e Konferencës.

Balliu luajti gjithë ndeshjen dhe ishte protagonist në fitoren përballë ekipit të drejtuar nga Jeton Beqiri.
Ndërkaq, kampionia e Kosovës, Drita, debutoi me barazim në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, fitoi një pikë në udhëtimin e largët në Tampere të Finlandës kundër KuPS-it. Ndeshja KuPS – Drita u zhvillua të enjten mbrëma, ndërsa përfundoi barazim 1-1.
Golin që i siguroi një pikë Dritës e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 80-të t me kokë.

Top Channel