Europa League/ Roma mundet në shtëpi, Aston Villa nuk gabon ndaj Feynoord, 3 pikë edhe për Lyonin e Porton

02/10/2025 23:08

Europa League ka luajtur sfidat e javës së dytë të fazës së ligës.

Dueli që spikati më shumë ishte ai mes Romës dhe francezëve të Lille. Megjithëse francezët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 7-të të sfidës, dueli ishte mjaft i luftuar me raste për të dyja palët. Roma nuk ia doli të gjente dy herë golin e avantazhit pasi nuk mundi të kthente në gol dy penallti të fituara ne minutën e 82-të nga Dovbyk dhe në minutën e 85-të nga Matias Soule.

Ndërkohë Fenerbaçe mori 3 pikë ndaj francezëve të Nice, ndërsa bashkëkombësit e këtyre të fundit, Lyon, fituan me rezultatin 2-0 ndaj austriakëve të Salzburg. Bolonja mori vetën një pikë ndaj Freiburgur të Bundesligës, ndërsa Betis mundni me dy gola në shtëpi bullgarët e Ludogorets.

Në duelet e tjera, Braga fitoi 0-2 ndaj Celtic në fushën e tyre, zviceranët e Young Boys triumfuan me të njëjtin rezultat ndaj rumunëve të FCSB. Viktoria Plzen mundi 3 me zero në shtëpi suedëzët e Malmos dhe holandezët e GoAhead Eagles morën 3 pikë në shtëpinë e grekëve të PAO.

Në sfidat e tjera, Porto fitoi 2-1 ndaj serbëve të Crven Zvezda, Aston Villa mori 3 pikëshin e dytë ndaj Feynoord në Holandë, Nottingham Forest u mund në shtëpi me rezultatin 2-3 nga danezët e Midtjylland dhe Stuttgart morën disfatën e parë të edicionit nga zviceranët e Bazelit.

Spanjollët e Cela Vigos morën 3 pikë përballë PAOK-ut të Greqisë, 3 pikë morën edhe Ferencvaros dhe Sturm Graz përkatësisht përballë belgëve të Genk dhe Rangersit të Nedim Bajramit.

 

Top Channel