Bajram Begaj në “Top Story”: Jam ushtar i kushtetutës, nuk e kam punë detyrën e Presidentit

02/10/2025 22:41

Në një intervistë në “Top Story” me Grida Dumën, kreu i shtetit Bajram Begaj foli mbi rolin e tij si president, të cilin e quajti “shërbëtor i Kushtetutës”.

Presidenti Begaj tregoi se si ndër vite ka shërbyer në ndihmë të njerëzve në nevojë, si ushtarak dhe shërbëtor i atdheut. Ndërsa sot, ai e cilësoi veten si shërbëtor i Kushtetutës.

“Grida unë nuk jam i punësuar prej tre vjetësh si President i republikës. Unë kam 36 vjet punë në shërbim në detyrat që kam qenë kam shërbyer si mjek duke qene shërbëtor i njerëzve në nevojë, kam shërbyer si ushtarak duke shërbëtor i atdheut.

Dhe tani mendoj se jam shërbëtor i Kushtetues si ushtar i parë I mbrojtjes së saj  dhe në asnjë rast në asnjë moment këtë betim mbi kushtetutë nuk do ta harroj e nuk do ta cenoj”, tha Presidenti.

Top Channel