
Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky muaj shërben për të informuar dhe sensibilizuar publikun mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të sëmundjes, që vazhdon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në botë.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje vajzave dhe grave që të kujdesen për veten e tyre duke bërë mamografinë falas në poliklinikat dhe spitale rajonale të vendit.
“MIRËMËNGJES
dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel