
Ermal Hasimja është një nga emrat që është hedhur në tryezën e negociatorëve të PD me opozitën, si kandidat potencial për garën në bashkinë e Tiranës, që do të përballet me Ogerta Manastirliun.
Në Top Story me Grida Dumën, ai u shpreh se kushdo që futet në garë për Tiranën do të jetë i papërgatitur.
“Situata është e vështirë, kushdoqë futet në garë do të jetë i papërgatitur. Situata është e papritur, sot presidenti dekretoi zgjedhjet. Koha ësdhtë e shkurtër, kjo nuk varet as nga unë as kushdo tjetër. Ai diskutimi a duhet figurë e fortë politike, PD ka natyrisht edhe Partia Mudnësia, apo do duhet një figurë publike, jo politike.
I kuptoj dhe qëndrimet në studio, ka plot raste jo larg Shqipërisë, kandidatë të këtij lloji ja kanë dalë me sukses. Bukureshi dhe Budapesti. Nuk është se nuk ekzistojnë shembuj të tjetër”-u shpreh Hasimja në Top Story.
Top Channel