Ndryshime në Polici, emërohen dy drejtues të rinj, te Kufiri dhe Trafiqet

01/10/2025 11:48

Ndryshime në policinë e shtetit këtë mërkurë, teksa janë emëruar dy drejtues të rinj, te Kufiri dhe Trafiqet.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se Edvin Ndreu emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracinon për qarkun Tiranë.

Ndërkohë Silvana Alimadhi është transferuar në DPPSH dhe emëruar në detyrën e Shefes se Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Top Channel