Muaji i ndërgjegjësimit i kancerit të gjirit, Presidenti Begaj: Inkurajojmë gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje

01/10/2025 09:06

Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit, teksa inkurajon vajzat dhe gratë që përballen me këtë sëmundje.

Sakaq ai shton që parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm, shpëtojnë jetë.

“Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi.

Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje.

Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë”, shprehet Begaj.

Top Channel