Foto/ U nda nga ylli i Realit, modelja shkon të jetojë në shtëpinë e shoqes së ngushtë dhe i “vjedh” të dashurin milioner

01/10/2025 10:24

Modelja Bruna Rota, e njohur për lidhjen e saj të mëparshme me futbollistin e Real Madridit, Rodrygo, është bërë protagoniste e një skandali që ka tronditur mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Ajo akuzohet se ka nisur një histori të fshehtë dashurie me të dashurin e shoqes së saj më të mirë, Kamila, ndërsa jetonte në shtëpinë e saj në Madrid.

Sipas raportimeve nga mediat braziliane, pas ndarjes së dhimbshme nga Rodrygo, Bruna u prit nga Kamila si një anëtare e familjes. Ato ndanë momente të ngrohta, udhëtime dhe përditshmërinë së bashku. Por miqësia e tyre përfundoi papritur dhe në mënyrë dramatike.

Gjatë pushimeve verore në Marbella, modelja dyshohet se nisi një lidhje të fshehtë me partnerin maroken të Kamilas – një milioner i pasur. Afera u zhvillua ndërkohë që të tre ndodheshin bashkë, pa asnjë dyshim nga ana e Kamila.

Pas kthimit në Madrid, Bruna gënjeu shoqen duke pretenduar se kishte marrë me qira një apartament përmes Airbnb, kur në fakt po bashkëjetonte me partnerin e ri. Zbulimi i kësaj mashtrimi shkaktoi një krisje të pakthyeshme në marrëdhënien e tyre.

Në një reagim publik, Bruna Rota pranoi gabimet e saj në një video të postuar në rrjetet sociale, duke kërkuar falje dhe duke shpjeguar se po kalonte një periudhë shumë të vështirë emocionale pas ndarjes nga Rodrigo. Ajo përshkroi lidhjen me futbollistin si “toksike” dhe pa “reciprocitet”, duke justifikuar veprimet e saj si një mënyrë për të gjetur ngushëllim.

“Ndodhi në një moment shumë të ndjeshëm të jetës sime,” tha ajo, dhe përfundoi me një mesazh të fortë: “Nuk është krim të biesh në dashuri.”

FOTO GALERI
9/12

Top Channel