“Po presim Hamasin, vetëm një firmë mungon”, Trump paralajmëron: Do të ketë një fund të hidhur nëse…

30/09/2025 16:22

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse Hamasi refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar për paqe, duke e cilësuar situatën si të afërt me “një fund shumë të trishtueshëm”.

Duke folur para gazetarëve në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se plani 20-pikësh është mbështetur nga të gjitha vendet arabe dhe myslimane, si dhe nga Izraeli. “Ne thjesht po presim Hamasin”, theksoi ai.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse Hamasi refuzon marrëveshjen, presidenti u përgjigj: “Do ta lëmë Izraelin të shkojë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë. Ata mund ta bëjnë këtë mjaft lehtë”, duke mos dhënë detaje konkrete për veprimet e mundshme izraelite.

Trump shtoi gjithashtu se Hamasi ka “paguar një çmim të madh” dhe se udhëheqja e tyre është “vrarë tri herë të ndryshme”. “Me Hamasin, është shumë e thjeshtë. Ne duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë”, theksoi Trump.

Top Channel