Lufta në Ukrainë, Trump: Mund t’i kishte dhënë fund brenda një jave

30/09/2025 17:33

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi aftësitë e tij paqeruajtëse në një fjalim para udhëheqësve ushtarakë të martën, por tha se konfliktet në Gaza dhe Ukrainë ishin ende duke u zhvilluar pavarësisht ndërmjetësimit të administratës së tij.

Duke folur para komandantëve ushtarakë në Quantico të Virxhinias, presidenti amerikan tha se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duhej të takoheshin privatisht për të zgjidhur luftën e Moskës në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se lufta e vazhdueshme në Ukrainë është “më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore”, ndërsa shprehu besimin e tij se do të ketë një rrugëdalje nga konflikti, duke thënë: “Mendoj se do të kemi sukses”.

Përveç kësaj, edhe një herë, ai shprehu zhgënjimin e tij të thellë me presidentin rus, duke pretenduar se Putin mund ta kishte përfunduar luftën “brenda një jave”.

Top Channel