Kryebashkiaku i Çikagos kritikon Trump: Po terrorizon qytetarët me ndërhyrje ushtarake

30/09/2025 18:45

Kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson, ka kritikuar presidenti amerikan, Donad Trump dhe në mbrojtje të komuniteteve lokale duke kritikuar ashpër operacionet e shtuar të imigracionit dhe planet për të dërguar Gardën Kombëtare në qytet.

Në një intervistë për CNN, ai tha se këto veprime nuk kanë lidhje me sigurinë, por janë të destinuara të nxisin kaos dhe të terrorizojnë banorët.

Kjo nuk ka të bëjë me sigurinë apo imigracionin. Kjo ka të bëjë me frikësimin e njerëzve të Çikagos dhe qyteteve në gjithë Amerikën,” deklaroi Johnson për “The Situation Room” me Wolf Blitzer.

Më herët gjatë ditës, presidenti Trump sugjeroi përdorimin e disa qyteteve si bazë stërvitore për ushtrinë amerikane, një ide që kryebashkiaku e cilësoi si “absolutisht të tmerrshme”.

Këta burra dhe gra që shërbejnë në ushtri nuk janë aty për të luftuar kundër qytetarëve dhe banorëve të vendit të tyre,” tha Johnson, duke theksuar se përdorimi i Gardës Kombëtare në këto mënyra rrezikon stabilitetin social.

Kjo situatë ngre pyetje të mëdha rreth mënyrës se si politika e sigurisë dhe imigracionit po ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve amerikanë dhe rolin e forcave ushtarake në çështjet civile.

Top Channel