
Ka nisur sezoni i ri i “Goca dhe Gra” në Top Channel, me një panel prej 5 moderatoresh. Ndër to është, Sherina Spahiu, një figurë shumë e dashur në rrjetet sociale, ka ndarë në këtë episode të gjithë eksperiencën e saj si një “content creator”.
Gjatë deklaratës së saj, Sherina është shprehur se është e vetëdijshme që videot me vajzën e saj janë ato që ndiqen më shumë nga publiku, duke shtuar se ajo vetë ka zgjedhur të ndajë jetën e saj në rrjetet sociale.
“Unë kam 3 vite që jam një “Content Creator”, kështu e konsiderojë unë veten time dhe jo një influencer, sepse përmbajtja ime nisi duke krijuar një përmbajtje të caktuar nga jeta ime e vërtete. Unë nuk e nisa për të shitur diçka, erdhi në mënyrë shumë organike dhe të pamenduar edhe për impaktin. Kjo ka ardhur sepse kam qenë shumë e vërtetë dhe shumë e afërt me audiencën, pa përralla dhe shtisje.
Unë imazhin e Blisit, gocës, e kam ndarë që ditën e parë që ka lindur dhe nuk kisha asnjë ide që ajo do kishte ndonjë impakt. Vetëm një ditë të bukur një video u bë virale dhe kështu pasuan videot e tjera. Unë Blisin e kam pjesë të jetës sime dhe kontenti që unë krijoj është “Lifestyle”, jo “Fashion Influencer”. Unë krijoj kontent nga jeta e vërtet. Kjo është magjia e dorës sime kur unë krijoj video”, është shprehur ajo.
Top Channel