
Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e parë të javës së dytë, me golat dhe surprizat që nuk munguan.
Rezultati më surprizues erdhi nga Turqia, aty ku Liverpooli u mposht 1-0 nga Galatasaray. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Osimhen me një 11-metërsh në minutën e 16’, ndërsa “The Reds” marrin humbjen e dytë radhazi, pas disfatës në fundjavë nga Crystal Palace.
Tre fitore spektakolare u shënuan dhe tre gjigantë europianë. Bayern Munchen shkon në kuotën e 6 pikëve pas triumfit 1-5 në Qipro kundër debutesve të Pafos.
Zikaltrit e Interit gjithashtu morën fitoren e dytë radhazi, pasi mundën 3-0 në shtëpi Slavia Prague, duke shkuar gjithashtu në kuotën e 6 pikëve.
Pas fitores në derbin e Madridit, Atletrico shënoi “shuplakën” e dytë radhazi, kjo pasi djemtë e Simeones triumfuan 5-1 kundër Eintracht Frankfurt.
Nga spektakli në spektakël, aty ku Marseille surprizoi duke mundur 4-0 skuadrën e Ajax.
Chelsea mori tre pikët e para në Champions, pas fitores 1-0 kundër Benficës së Jose Mourinhos, i cili u rikthye në “Stamford Bridge” me humbje, ndërsa “Blutë” e mbyllën takimin me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Joao Pedros në fund.
Një tjetër rezultat surprizë erdhi nga Norvegjia, me debutuesit e Bodo/Glimt që barazuan 2-2 me Tottenham.
REZULTATET:
ATLETICO MADRID 5-1 EINTRACHT FRANKFURT
Raspadori 4’, Le Normand 33’, Griezmann 45+1’, Simeone 70’, Alvarez 82’ (P) / Burkardt 57’
BODO/GLIMT 2-2 TOTTENHAM
Hauge 53’, 66’ / Van de Ven 68’, Gundersen (A.G) 89’
CHELSEA 1-0 BENFICA
Rios (A.G) 18’
GALATASARAY 1-0 LIVERPOOL
Osimhen 16’ (P)
INTER 3-0 SLAVIA PRAGUE
Martinez 30’, 65’, Dumfries 34’
MARSEILLE 4-0 AJAX
Paixo 6’, 12’, Greenwood 26’, Aubameyang 52’
PAFOS 1-5 BAYERN MUNCHEN
Orsic 45’ / Kane 15’, 34’, Guerreiro 20’, Jackson 31’, Olise 69’
Top Channel