Zgjidhet drejtori i ri i AMP-së, kush është Eduart Merkaj
29/09/2025 10:06
Eduart Merkaj pritet të caktohet drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Ai ka qenë më parë drejtor kufiri dhe drejtor i Policisë Kriminale.
Së fundmi ai ka qenë edhe këshilltar i drejtoreshës së BKH-së.
Burime për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, thonë që Merkaj pritet të marrë së shpejti detyrën si drejtori i ri i AMP-së nga kryeministria.
Top Channel