Projekti për kullat e reja në Tiranë/ Konkurs arkitekture edhe për kompleksin e inspektoratit shtetëror. Zhvendoset “Shtëpia e fëmijës”
29/01 18:39
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë të djelë.
“Urime të sinqerta Presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike. Shqipëria qëndron krah Moldavisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Presidenti Begaj në një postim në platformën X (ish-Twitter).
Fitorja e Sandu dhe forcave pro-evropiane në Moldavi shihet si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të reformave demokratike dhe afrimit të vendit me strukturat euro-atlantike.
Top Channel