“Veliaj nuk e pranoi pazarin që i ofroi Rama”, Berisha: Kukulla në Presidencë do firmosë që sot datën e zgjedhjeve

29/09/2025 12:59

Kryetari i Partisë Demokratike e ka komentuar si një refuzim nga ana e Veliajt të paktit të ofruar nga Rama, faktin që kryebashkiaku i është drejtuar Kushtetueses.

Duke folur në një konferencë me mediat, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se ish-kryebashkiaku nuk pranoi që të linte në fuqi vendimin e shkarkimit, duke shtuar se kjo i ishte kërkuar nga Vangjush Dako në qeli.

Sipas Berishës, pavarësisht se beteja do të vijojë në Kushtetuese, Presidenti Begaj do të firmosë që sot dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë.

“Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo përpjekje për të bërë pazar me Veliajn që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Kushtetueses, duket se dështoi në këtë përpjekje. Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen gjersa u ka kërkuar avokatëve t’i drejtohen Kushtetueses. Sot është e hënë, prisni nga ora 1, kur kukulla e Ramës në Presidencë do firmosë datën e zgjedhjeve”, tha Berisha.

Top Channel