Noka përmend raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve, Balluku: Ju keni kryetarin non grata nga DASH, është për ju Bibël apo jo?

29/09/2025 18:00

Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur sot në Kuvend deputetit të opozitës, Flamur Noka, lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë.

Sipas Ballukut, PD-ja duhet të përdorë një standard kur i referohet DASH-it, i cili është institucioni që ka shpallur ‘non-grata’ liderin e opozitës.

“Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Sa i përket DASH që i referoheni, duhet t’a vendosni një standard. Nëse i referoheni DASH, duhet ti referoheni gjithmonë, jo vetëm kur keni interes dhe duke shtrembëruar raportet e tyre, ndërkohë ju jeni një parti me një person non grata të shpallur nga DASH. Të vendosim një standard për DASH. është apo nuk është një Bibël te e cila bazoheni dhe gjithccka që thuhet pa u shtrembëruar, se ju i lejoni vetes interpretime të DASH?’, tha Balluku

“Megjithatë nëse i referoheni edhe duke e shtrembëruar, duhet ti referoheni edhe te masa që ka marrë ndaj liderit tuaj shpirtëror. Po ndaloj te investimet e huaja, që në 6 mujorin e dytë të vitit janë rritur me 8 milionë duke shkuar në 759 milionë euro investime për 2025. Të mos e krahasojmë pastaj me 2013. Edhe krahasuar me veten tonë, jemi plus 8 milionë. Për të mos folur pastaj për gjithë brandet e huaja që vijnë në Shqipëri”.

“Ju investoheni për t’i prishur imazhin vendit ccdo gjashtë muaj. Bukurosh (i drejtohet Balliut) kur të të drejtohem ty, mund të përgjigjesh. I dashur koleg, kur del e bën akuza, vëri emër akuzave. Të gjithë kolegëve të mi këtu nuk i ka rënë rruga për në Aruba. Nëse ke informacione, bën mire të mos hedhësh tym, por vëri emra kush ka shkuar në Aruba, se ne këtu nuk kemi shkuar”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta