
Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku që në çelje PD ka kërkuar që të kalojë kërkesa e tyre për debat me mocion.
“Është e disata seancë që po talleni. Shqiptarët nuk mund të rrinë para ekranit dhe të shikojnë seanca përçudnuese 5 minutshme, ndërkohë që presin që kryeministri të flas për programin e qeverisë”, u shpreh Flamur Noka.
“Do ndërpritet fjala nëse nuk jeni për procesverbalin”, tha kreu i Kuvendit Niko Peleshi.
“Kam bërë kërkesë seancën e kaluar për rregulloren, e keni detyrim të na e vini në dispozicion. Neni 78, pika 2, i bën të pavlefshme mbledhjet e kuvendit sepse nuk na keni vënë në dispozicion as propozimet dhe as rregulloren e ndryshuar që ju e votuar. Ju bëj thirrje të shikoni rregulloren, se kërkesa jonë është e drejtë”, u shpreh deputeti i PD, Arjan Ndoja.
“Rregullorja e re më konfirmojnë shërbimet e kuvendit që është shpërndarë për të gjithë deputetet, dhe për me tepër është në faqen e Kuvendit. PO do rishpërndahet sot”, iu përgjigj Peleshi.
Top Channel