
Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me shkarkimin e drejtuesit të Kuvendit, Niko Peleshi.
“Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni.
Kemi sjellë edhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores. Ju duhet ta përfshini atë kërkesë”, tha Bardhi.
Çështja e 3-te. Ne kemi dorëzuar një kërkesë për Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Në bazë të rregullore do duhej që ky mocion me debat të ishte përfshirë në këtë mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. Sot skadon dita e 3-te e fatit siç e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim për mbledhje tjetër.
E gjej pa vend dhe në shkelje të rregullores parashikimin që çështje të ndryshme apo raporte të institucioneve Kushtetuese të kalojnë në dy komisione. Kjo është e pa vend pasi nuk mund të raportohet në dy komisione. Nuk ka kuptim fjala vjen që Prokurori i Përgjithshëm të raportojë në dy komisione e pastaj edhe në Kuvend. I bie të ketë duble raport për të një çështje apo për një institucion. Ju keni bërë ndryshime në disa nene të rregullores por keni harruar nenin që e rregullon këtë çështje”, shtoi ai.
Ndërkohë demokrati Agron Gjekmarkaj u shpreh se mazhoranca i ‘vodhi’ opozitës tre komisione.
“Më nxiti zoti Balla ta merrja fjalën se foli si shkrimtar. Ata shkrimtaret pra nuk kanë detyrim të jenë të vërtetë, as letërsia se krijojnë realitete virtuale! Zotëria foli për suksese, monitorim , transparencë, hapësira për opozitën etj!
Po e filloj nga e fundit! Opozitës i vodhët komisionet, nga tre të vërtetë që kishim, na latë një e gjysmë, duke e pjesëtuar për katër!
Arritjet tuaj , transparencën dhe monitorimin i përkufizoi raporti i DASH, korrupsion, ligje ad personam për oligarkët, ndikim të botës së krimit ndaj propozoj një seance me debat për këtë raport!
Kjo seancë mund ti bashkëngjitet asaj që ja mohuat shoqërisë opozitës dhe medias, debatin për programin dhe qeverinë ku ngritët pritë e pusi për të asgjësuar parlamentarizmin dhe debatin.
Për superkomisoonin për nismat qytetare tentoni të ngrini puna juaj ! Nga zgjedhjet farse e zgjodhët një kryetar kuvendi, tani doni edhe një kryetar për kryetaret e komisioneve, puna juaj po në respekt të qytetareve dhe votuesve ne do ta kundërshtojmë se kjo është betejë institucionale”, tha ai.
Top Channel