
Banorët e Dhërmiut denoncojnë sulmet e tufave të qenve endacakë mbi bagëtitë.
Nazër Sakaj nga Dhërmiu ka treguar për gazetarin e Top Channel Mikel Mari një ngjarje të rëndë të ndodhur natën e kaluar, rreth orës 03:15, në stanin e tyre.
Sipas deklaratave të banorit Sakaj, një tufë qensh endacakë ka sulmuar bagëtitë, duke u shkaktuar humbjen e rreth 50 krerëve dele.
Familja Sakaj thotë se blegtoria është i vetmi burim jetese për ta dhe se e gjithë tufa e deleve dhe dhive është i matrikulluar dhe i pajisur me NIPT. Ata shprehen të tmerruar nga ngjarja, pasi gjatë sulmit rrezikuan edhe jetën e tyre.
Sipas tyre, qentë endacakë transportohen me furgonë nga qytete të ndryshme ku më pas lëshohen në zona rurale dhe ushqehen me bagëti. Familja apelon për ndihmë dhe vlerësim të dëmit nga autoritetet, duke theksuar se përveç humbjes së bagëtive, kanë dhe familjarë me aftësi të kufizuara dhe situata është tejet e rëndë për ta.
Top Channel