
Nuk kanë fund përpjekjet për të futur drogë në burgun grek, Korydallos, aty ku vuajnë dënimin dhe disa shqiptar të përfshirë në trafik lëndësh narkotike.
Sipas raportimit në mediat greke, një person i panjohur hodhi tre pako nga Rruga Nikiforidis drejt oborrit të burgut, në përpjekje për të “ushqyer” një të burgosur, që duket se ka qenë kërkesë e këtij të fundit.
Por “operacioni” nuk shkoi sipas planit. Një nga pakot nuk arriti të kalonte murin dhe ra në rrugë, duke zbuluar 63 gramë hashash.
Dy të tjerët u gjetën menjëherë nga autoritetet, në të parën u gjetën 68.9 gramë kokainë e ngurtë, ndërsa në të dytin fshihej 409 gramë hashash në formë çokollate.
Droga u sekuestrua nga Departamenti i Sigurisë së Korydallos, i cili ka ndërmarrë hetimet për të gjetur personin që i hodhi.
Top Channel