Përmbysje spektakolare në transfertë, Arsenal mund Newcastle dhe i afrohet Liverpoolit në garën për titull

28/09/2025 20:12

Arsenal ka marrë një fitore të artë në transfertën e vështirë ndaj Newcastle, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes dhe duke treguar karakter të një skuadre pretendente për titull.

Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 34-të me golin e Woltemade, pas një asisti nga Tonali. Newcastle e mbylli pjesën e parë në avantazh, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë.

Skuadra e Artetës reagoi fuqishëm dhe barazoi rezultatin në minutën e 84-të me një gol të Merinos. Kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, Gabriel goditi në minutën e 90+6’, duke përmbysur rezultatin dhe dhuruar tri pikë të çmuara për “Topçinjtë”.

Me këtë fitore, Arsenal ngushton diferencën me Liverpoolin dhe mbetet fuqishëm në garën për titullin e Premier League.

Top Channel