
Lajmet e vazhdueshme për kthimin e prodhimeve shqiptare me pesticide po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe të fermerëve shqiptarë.
Osman Sula nga fshati Jagodinë i Elbasanit prej 30 vitesh ka investuar në sera dhe pothuaj 10 vite që prodhimet i eksporton. Edhe pse asnjëherë një prodhim i tij nuk ka rezultuar i dëmshëm nga analizat, kohët e fundit prodhimi nuk po shitet për shkak të imazhit negativ që po krijohet.
Shumë pranë falimentimit, në kushtet kur baza e ndërtuar në vite po u lëkundet, fermerët kërkojnë ndërhyrjen nga shteti. Pesticidet të jenë cilësore dhe të krijohen laboratorë që të çertifikojnë prodhimet e tyre.
Nëse bujqësia lëkundet, të paktën aty ku ka krijuar baza të shëndosha, fshatrat do të shkojnë drejt braktisjes totale. Vetën në zonën e Jagodinës në Elbasan fermerët kanë investuar në rreth 100 hektarë sera të cilat mbillen dhe prodhojnë në 12 muaj të vitit.
Top Channel