Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masat e sigurimit për 2 të arrestuarit për vrasjen e Klevis Lleshajt.

Sabah Nuzi që dyshohet si ekzketutori i Klevis Lleshit është lënë në ”arrest në burg”, ndërsa Samet Loka është lënë në ”arrest në shtëpi”.

Gjatë seancës, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se Nuzi nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë që të jetë ai ekzekutori i 22-vjeçarit në 2020.

Sa i përkët Samet Lokës, një ditë më parë SPAK njoftoi zyrtarisht se edhe ndaj tij kishte masë ”arresti në burg” që do të thotë që dhe ai u arrestua  për pastrim parash.

Por Gjykata e Posaçme konstatoi që SPAK e ka arrestuar gabimisht pasi ndaj tij, andaj gjykata kishte shpallur masën e ‘’arrestit shtëpiak’’ dhe ndaj urdhëroi lirimin e tij.

Top Channel